Boston rifiton vetedijen terroristi i dyte i plagosur gjate arrestimit

Ka nisur të përgjigjet ndaj pyetjeve të hetuesve sipas mediave amerikane, Dzhiknar Tsarnaev. 19 vjeçari i dyshuar se së bashku me vëllain e tij të vrarë nga policia, si autor i atentatit në maratonën e Bostonit. I plagosur në fyt dhe në pamundësi për të folur ai po përdor letrën dhe stilolapsin për t’iu përgjigjur pyetjeve. Kreu i policisë së Bostonit, Ed Harris kishte deklaruar se i dyshuari ishte në gjendje kritike por të qëndrueshme. Ai ka sqaruar se deri sa FBI të marrë përgjigjet e para nuk mund të flitet për mbarëvajtjen e hetimeve. Më i riu nga dy vëllezërit cecenë që mendohet të jenë autorët e sulmit ët 15 prillit që i kushtoi jetën 3 personave dhe ku u plagosën më shumë se 180 është shtruar në spitalin e Bostonit. Sipas burimeve ende të pakonfirmuara, plaga e marrë në fyt mund të jetë një përpjekje për të vrarë veten para se të kapej nga policia. Sipas agjentëve të policisë, vëllezërit po përgatisnin dhe atentate të tjera.