Koreja e Jugut bllokon shpërndarjen e fletushkave

Policia e Koresë së Jugut ka ndaluar shpërndarjen e fletueshkave propaganduese përtej kufirit.
Penjani kishte kërcënuar javën e kaluar se do ta sulmonte territorin e Koresë së Jugut nëse një grup koreano veriorë, që tani jetojnë në jug, do të shpërndante sot fletushka propaganduese në zonën kufitare.
Nga ana tjetër, Koreja e Jugut ishte zotuar se do të hakmerrej në rast se sulmohet nga Veriu.
Ushtria e Koresë së Jugut ka rritur masat e vigjilencës, ndërsa mijëra banorëve të zonës kufitare u është kërkuar që të evakuohen.