E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, përleshje mes policisë dhe aktivistëve të Vetëvendosjes

Protesta të dhunshme janë shënuar mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Sipas mediave vendase aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” ka bllokuar sot ndërtesën e qeverisë së Kosovës, por janë ndaluar nga policia e Kosovës.
 

Aktivistët kanë qëlluar me gurë ndaj forcave të policisë, ndërsa këta të fundit kanë arrestuar disa prej tyre.
 

Sipas mediave kosovare, policia ka arrestuar edhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje “Liburn Aliu”, ndërsa më pas ai është liruar.
 

Protestuesve iu ka bashkangjitur edhe lideri i tyre Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili i ka thënë aktivistëve të shpërthejnë kordonin e policisë dhe të hyjnë në godinën e qeverisë së Kosovës. Ndërsa, gjatë tentimit të tyre për të hyrë në qeveri është plagosur Albin Kurti.

Albin Kurti është arrestuar nga policia dhe pas dhënies së ndihmës së parë është liruar.

Mediat kosovare theksojnë se policia pasi ka arrestuar aktivistët e Vetëvendosjes, larg syve të publikut, ka ushtruar edhe dhunë ndaj tyre. Mësohet se deri tani, një polic ka mbetur i plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›