E Diel, 1 Nëntor 2026

Galicia dhe Baskia në zgjedhje lokale

Banorët e krahinës verilindore të Galicisë, në Spanjë, iu drejtuan kutive të votimit, në zgjedhjet rajonale, të konsideruara si një test vendimtar edhe për qeverinë e kryeministrit Mariano Rajoy.

Partia Popullore e qendër së djathtë e kryeministrit Rajoy e ka udhëhequr krahinën autonome të Galicisë në 24 prej 31 viteve të fundit.

Megjithatë, sondazhet tregojnë se Rajoy, me origjinë galiciane, ka humbur mbështetjen për shkak të masave të ashpra shtrënguese të kursimit.

Votimet rajonale po zhvillohen edhe në krahinën e Baskisë, ku partitë separatiste pritet të dalin fituese.

Spanja është përfshirë nga vështirësi serioze ekonomike që prej krizës së vitit 2008 dhe regjistron papunësinë më të lartë në Evropë, me nivelin e papunësisë prej 25 për qind.

Aktualisht, vendi përballet me recesion dhe me një sektor bankar të mbingarkuar me borxhe, që kanë bërë të ekzistojë frika se vendi mund të përfshihet në një krizë të ngjashme me atë greke.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›