E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michelle braktis Barackun?

Nga Express më 01 korrik 2011 në ora 08:20

Tabloidi amerikan “Globe” ka publikuar lajmin dramatik për shpërbërjen e familjes presidenciale amerikane.

Sipas këtij burimi, zonja e parë amerikane, Michelle Obama, dëshiron ta braktisë bashkëshortin, presidentin Barack Obama, dhe tashmë ka filluar të paketojë gjërat e saj e të vajzave. Michelle i ka thënë Barackut se është “ngopur nga gjithçka” dhe dëshiron të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas tabloidit amerikan, problemet martesore të familjes Obama nisën më herët gjatë këtij viti, kur Barack dhe Michelle u grindën rreth asaj nëse do të kenë edhe një fëmijë.

“Michelle ia theu zemrën burrit të tij kur refuzoi të ketë edhe një fëmijë”, ka thënë një burim i paemëruar, i afërt me familjen presidenciale. Nëse ky shkrim në tabloidin amerikan është i vërtetë, pritet të shihet.

Shtëpia e Bardhë akoma nuk deklaruar zyrtarisht për këtë çështje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›