Kosova, Burton: Bisedimet, me shumë dimensione
Bruksel-Zëvendësi i Pieter Feith në Zyrën Civile Ndërkombëtare, diplomati amerikan Fletcher Burton, gjatë një interviste për televizionin Alsat u shpreh se dialogu Prishtinë- Beograd është një çështje e rëndësishme me përfshirjen e faktorëve të shumtë. “Është përherë një çështje e rëndësishme dhe gjithmonë një lidhje shumëdimensionale. Si Prishtina po ashtu dhe Beogradi, por edhe qendra të tjera ndërkombëtare përfshirë Brukselin luajnë rol të rëndësishëm. Është një çështje e komplikuar që ka shumë dimensione. Por gjëja më e rëndësishme është që ne po vazhdojmë ta forcojmë këtë lidhje”, tha Burton.
Krahas detyrës së shefit të Zyrës Civile, Piter Feith është njëkohësisht dhe përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë, kapacitet me të cilin pritet të marrë përgjegjësi në procesin eventual të dialogut Prishtinë- Beograd.