Berisha: Rama i korruptuar
Tiranë - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama nuk dorëzon planin e kryeqytetit pasi i frikësohet prapaskenave. Ka qenë kryeministri Sali Berisha i cili ka akuzuar kryebashkiakun Rama se është i përfshirë në afera korruptive lidhur me lejet e dnërtimit në Tiranë. Gjatë ceremonisë së organizuar nga ALNUINI për shpërndarjen e certifikatave të para të legalizimit, shefi i ekzekutivit tha se ““Rama nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi, por përkundrazi e ktheu Tiranën në model të korrupsionit. Ai ka shkelur ligjine urbanistikës duke u dhënë leje vetëm miqve të tij. Rama shkeli ligjin e urbanistikës pasi u dha vetëm miqve hapësira publike”.