E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Jugut, në gatishmëri pas shkëmbimit të zjarrit mes anijeve

Trupat koreano-jugore janë në gjendje të lartë gatishmërie, pas shkëmbimit të zjarrit të një dite më parë mes dy anijeve nga Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut, një ngjarje që ndodhin në ujërat e detit të verdhë. Zyrtarët në Seul thanë se luftanija koreano-veriore u dëmtua rëndë nga shkëmbimi i zjarrit. Korea Jugore e akuzon vendin fqinj, Korenë e Veriut se qëllimisht i shkakton konfliktet detare për t'i shtuar tensionet dhe për t'a rritur rëndësinë e saj në negociatatat bërthamore. Shtëpia e Bardhë e ka paralajmëruar Korenë e Veriut kundër çfarëdo përshkallëzimi të armiqësive pas konfliktit të luftanijeve të Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut në kufirin e kontestuar në Detin e Verdhë. Ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, u bëri thirrje dy Koreve që t'i zgjidhin me dialog mosmarrëveshjet e ndërsjella mes tyre. Nga të shtënat me armë zjarri nuk pati të plagosur, ndërsa Seuli e konsideroi lëvizjen e patrullës detare të Koresë së Veriut, si një "cënimt të ujërave territoriale të Koresë së Jugut. Dy Koretë kanë zhvilluar luftime të përgjakshme detare (në 1999 dhe 2002) , përgjatë linjës së limitit verior, e përcaktuar në mënyrë të njëanshme nga forcat e drejtuar nga shba-ja në fund të luftës koreane 1950-53.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›