E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, ka siguri në prag të zgjedhjeve

Niveli i sigurisë në Kosovë në prag të zgjedhjeve komunale të 15 nëntorit, vlerësohet si i kënaqshëm.

Autoritetet vendore, por dhe bashkësia ndërkombëtare, thonë se pjesëmarrja sa më masive e qytetarëve në zgjedhje, përfshirë edhe komunitetet është tregues se Kosova ka siguri, por dhe një sprovë për ecurinë e mëtejshme të konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të ri në Kosovë.

Në Veriun e Mitrovicës serbët kanë bojkotuar zgjedhjet ndërkohë që në Kosovën Qëndrore ato do të mbahen.

Analistët nuk përjashtojnë edhe veprimtarinë e mundshme të shërbimeve të huja për destabilizim të Kosovës në prag të zgjedhjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›