Vatikani i kërkon ekspertëve të studiojnë jetën jashtëtokësore
Katër njëqind vjet pas kundërshtimit të ideve të Galileut se Toka ishte qendra e universit, Vatikani u ka kërkuar ekspertëve që të studiojnë mundësinë e jetës jashtëtokësore dhe implikimin e saj në çështjet e Kishës Katolike. "Çështjet dhe dilemat e origjinës së jetës, apo se nëse ekziston jete diku tjetër në univers, janë me vend dhe meritojnë të merren në konsideratë", thotë prifti Jose Gabriel Funes, një astronom dhe drejtor i Observatorit të Vatikanit. Funes, një prift jezuit, ka paraqitur me këto deklarata, rezultatet e një kofnerence pesë ditore e cila mblodhi astronomë, fizikantë, biologë dhe ekspertë të tjerë për të diskutuar mbi këtë fushë, ndërsa shtoi se është i domosdoshëm studimi i origjinës së jetës dhe ekzistencës së saj kudo në kozmos. Astronomi shtoi se ekzistenca e jetës së alienëve, ngre "implikime shumë filozofike dhe teologjike", por më pas tha se mbledhja u përqendrua kryesisht në perspektivën shkencore dhe se si disiplina të ndryshme, mund të përdoren për të shqyrtuar këtë çështje. Tridhjetë shkencëtarë, duke përfshirë edhe jo-katolikë, të ardhur nga SHBA, Franca, Britania, Zvicra, Italia dhe Kili morën pjesë në konferencë, ndërsa bënë thirrje për të studiuar ndër të tjera edhe nëse ekzistojnë forma jete të ndjeshme në botë të tjera.
Pikëpamjet e kishës së Romës, kanë ndryshuar rrënjësisht përmes shekujve që kur filozofi italian Giordano Bruno u dogj si heretik në 1600 për spekulime, që sipas tij mund të kishte jetë edhe në botë të tjera. Shkencëtarët kanë zbuluar qindra planete jashtë sistemit tonë diellor - duke përfshirë 32 të rinj së fundmi. Disa astronomë thonë se zbulimi i jetës aliene, mund të jetë vetëm disa vite larg.
Kjo nuk është hera e parë që Vatikani ka hulumtuar çështjen e jetës jashtëtokësore. Në 2005, observatori i saj mblodhi së bashku studiues të shumtë në këtë fushë për diskutime të ngjashme.