E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Jugut pre e sulmeve ... kibernetike

Lajmi bëhet i ditur nga deputetët e parlamentit koreanojugor, të cilët citojnë shërbimet sekrete të vendit (NIS). ''Sulmet kibernetike e kanë prejardhjen nga 86 adresa IP në 16 shtete të ndryshme, si SHBA, Japonia dhe Kina. Koreja e Veriut nuk bën pjesë'', deklaroi NIS.
     
Shërbimet sekrete të Koresë së Jugut (NIS) deklaruan dje para komisionit parlamentar se ''Koreja e Veriut ose grupe të tjera pranë saj ishin të dyshuarit kryesor për nxitjen e këtyre sulmeve''.
     
Koreja e Jugut u bë dje objekt i një vale të tretë sulmesh kibernetike që kishin vënë në shënjestër faqet institucionale të internetit.
     
Në SHBA, për të katërtën ditë radhazi faqet e internetit të Departamentit të Shtetit kanë qenë nën shënjestrën e këtyre sulmeve kibernetike. Këto sulme paralizojnë faqet e internetit duke mbushur lidhjet me programe keqbërëse.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›