E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllen xhamitë në Urumçi

Në këtë qytet ka pasur përleshje mes banorëve ujgurë, që janë myslimanë, dhe kinezëve të grupit etnik han.

Mijëra ujgurë pritej të merrnin pjesë në faljen e së premtes.
Por, zyrtarët vunë disa shpallje jashtë xhamive, ku besimtarët udhëzoheshin që të faleshin në shtëpi.

Korrespondenti i BBC-së në Urumçi thotë se atmosfera është e tensionuar.
Trupat e ushtrisë dhe forca të shumta të policisë kanë zënë pozicion në disa pika të qytetit.

Më shumë se 150 vetë vdiqën gjatë përleshjeve ditën e diel.

Start/bbc

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›