E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut alarmon fqinjët me provën bërthamore

Penian - Koreja e Veriut deklaron se ka kryer me sukses një provë bërthamore. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia shtetërore, "KCNA", e cila thotë se kjo provë ishte më e fuqishme se ajo e tetorit 2006. Ndërkohë, disa orë më pas është testuar një raketë me rreze të shkurtër veprimi.

Prova e koreanëve provohet edhe më shumë nga deklaratat e sizmologëve në SHBA dhe Korenë e Jugut, të cilët thonë se janë ndjerë lëkundje në Korenë e Veriut pak para orës 10 të mëngjesit. Zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit bëjnë me dije se nuk kanë qenë në gjendje për të konfirmuar menjëherë se bëhej fjalë për një provë bërthamore.

Koreja e veriut muajin e kaluar u tërhoq nga bisedimet gjashtëpalëshe rreth programit të saj bërthamor, duke kërcënuar se do të fillojë punën në kompleksin bërthamor Yongbyon-it.

Testi i fundit nga Koreja e Veriut ka shfaqur alarm tek vendet e saja fqinje. Japonia deklaroi se do të kërkojë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit në OKB. Në të njëjtën kohë, Koreja e Jugut krijoi një ekip krize për të nisur bisedimet urgjente.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›