Meta paraqet prog. në Fier
Fier -Ilir Meta, kreu i LSI-së, është ndalur në komunat e Fierit, për të prezantuar programin e tij elektoral. Gjatë vizitës në Zharrë Meta dhe Dritan Prifti vizituan zonën e puseve, e cila është krejtësisht e ndotur nga puset e naftes që vazhdojnë të funksionojnë nëpërmjet teknologjive të vjetra dhe të konsumuara.
Kreu i LSI garantoi se me ardhjen në pushtet pas 28 Qeroshorut, LSI do të investojë jo vetëm për të mbrojtur shëndetin e banorëve, të cilët jetojnë në këto zona, por edhe për të bërë të mundur hapjen e 6 mijë vendeve të reja pune në sektorin e naftës.
Meta theksoi para banorëve se shprehte mirëkuptimin më të plotë për këtë problem dhe vështirësi që ka komuniteti “dhe është për të ardhur keq që nuk investohet për të mbrojtur shëndetin e banorëve të Zharrës dhe gjithë këtyre komuniteteve, ku ekzistojnë puse të tilla me teknologji të vjetër. Kreu i LSI u shpreh se është për të ardhur keq që këto mbetje nuk përpunohen, por përkundrazi shkojnë edhe në Seman, shkojnë edhe në det dhe dëmtojnë në këtë mënyrë mjedisin dhe turizmin në gjithë këtë zonë”.
Më pas duke folur për bujqësinë, Meta theksoi se “ne i kuptojmë edhe problemet tuaja, që keni edhe për zhvillimin e bujqësisë, por nuk mund të kuptojmë absurditetin më të madh që një pjesë e banorëve këtu ndjehen të përjashtuar nga punësimi në sektorin e industrisë së përpunimit të naftës. Ndaj, ne jemi të vendosur që të shumëfishojmë kapacitetet prodhuese të naftës në vendin tonë, sepse jetojmë mbi një pasuri, e cila nuk po shfrytëzohet dhe synojmë që brenda katër viteve të hapim 6 mijë vende të reja pune në industrinë e naftës”.
Dhe ajo që është më e rëndësishmja, u shpreh lideri i LSI, ne do të garantojmë investime të cilat kanë një tekonologji të përparuar dhe që shoqërohen me zgjidhjen e pasojave për ndotjen e mjedisit dhe shëndetin e komunitetit tuaj. Ne kemi një program të qartë dhe jemi të vendosur që të ecim përpara në këtë drejtim, sepse kjo është një pasuri kombëtare, e cila duhet të kthehet në një burim mirëqenie për gjithë vendin, por në radhë të parë për ata që jetojnë mbi këtë pasuri.