E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut, dënohet amerikani me 15 vite punë të detyruar

Një shtetas amerikan, i arrestuar në Korenë e Veriut që nga nëntori i kaluar, është dënuar me 15 vite punë të detyruar, raportoi media shtetërore e Veriut.

Një histori në uebsajtin e KCNA-së, tregonte se Pae Jun Ho është dënuar nga gjykata supreme e Koresë së Veriut, vend i cili i referohet me këtë emër personit që, sipas autoriteteve amerikane, quhet Kenneth Bae.

Raporti i KCNA-së thoshte se amerikan u dënua të mërkurën, për shkak se ka kryer krime serioze kundër Koresë së Veriut, pa specifikuar ekzaktësisht se çfarë gjëje të paligjshme kishte bërë. Ai u arrestua në 3 nëntor në qytetin Rason.

DASH apeloi të hënën për lirimin e Bae-s, për arsye humanitare. 3 ditë më parë, një zëdhënës i DASH tha për reporterët se diplomatët suedezë, që përfaqësojnë interesat e SHBA-ve në Korenë e Veriut, sepse Washington-i nuk ka marrëdhënie diplomatike me Veriun, patën mundësi të vizitonin Bae-n.

Dënimi i Bae-s vjen pas tensionimit të marrëdhënieve mes Veriut dhe SHBA-ve, por edhe Jugut. Në javët e fundit, Korea ka intensifikuar kërcënimet ndaj fqinjëve jugorë, por edhe më tej, SHBA-ve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›