E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, miratohet ligji për ndalimin e shkurtimeve të transportit ajror

Presidenti Barak Obama ka nënshkruar një ligj që u jep fund shkurtimeve të përkohëshme të kontrollorëve të transportit ajror. Shkurtimet kishin shkaktuar vonesa të gjata në fluturime.

Kongresi e miratoi ligjin javën e kaluar, duke lejuar që Administrata Federale e Aviacionit të zhvendoste fondet nga programe të tjera, në mënyrë që të përfundonin shkurtimet e personelit dhe operacioneve për transportin ajror.

Miliona pasagjerë të transportit ajror u detyruan të prisnin për orë të tëra muajin e kaluar, pas vonesave të shkaktuara nga pezullimi i 1500 kontrollorëve të trafikut ajror.

Shkurtimet hynë në fuqi në kuadër të shkurtimeve buxhetore të 1 marsit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›