E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut dhe Irani shkëmbejnë teknologji bërthamore

Një raport i Kombeve të Bashkuara tregon se Koreja e Veriut dhe Irani duket se kanë qenë duke shkëmbyer teknologji të raketave balistike duke shkelur kështu sanksionet e vendosura.

Raporti i siguruar nga Rojters, tregon se transferime të rregullta janë bërë përmes “një shteti fqinj të tretë” që disa diplomatë kanë thënë se fjala është për Kinën.

Raporti i është dorëzuar Këshillit të Sigurimit nga Paneli i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara, një grup që monitoron respektimin e sanksioneve të OKB-së.

Këto sanksione i janë vënë Koresë së Veriut pasi në vitet 2006 dhe 2009 kishte realizuar dy teste bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›