E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dusha: Fletët e hedhura në kutitë e gabuara, janë të pavlefshme

Përpos faktit se ecuria normale e numërimit të votave janë në një linjë normale, ende ka probleme, kjo sa i takon presioneve të vazhdueshme që bëhen nga palët kundështare, sikundër ne zonat që ndodhen bastione përkatëse.
 

Këtë lajm e konfirmoi dhe Leonard Dusha, nënkryetari i KZAZ-së 47, në njësinë nr.3, në një intervistë për “Ora News”.
 

Ai vuri në dukje dhe rastet kur fletët janë futur në kutitë e gabuara, kjo sa i takon kryetarit të Bashkisë dhe janë hedhur në kutitë për kryetar të minibashkisë. Në përputhje me ligjin, Dusha i cilësoi fletë të pavlefshme, ndërsa kutitë tashmë janë dorëzuar për në KZQ.
 

Në një ditë në të cilën ka një vrull pune, duket se në 7 qëndra numërimi, nuk ka filluar ende numërimi, ndërsa 5 kuti janë në proces numërimi, nga 12 në total.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›