E Diel, 1 Nëntor 2026

Zviceranët refuzojnë ndalimin e “turizmit vetëvrasës”

Votuesit në qytetin zviceran Cyrih kanë refuzuar sot ndalimet e propozuara për vetëvrasjen e asistuar dhe “turizmin vetëvrasës”, apo të huajt që udhëtojnë në Zvicër për të marrë ndihmën për përfundimin e jetëve të tyre.

Parashikimet e para treguan se votuesit kanë refuzuar të dy iniciativat në referendumet lokale me rreth 80 % të votave, ka raportuar agjencia zvicerane e lajmeve SDA. Rreth 200 persona bëjnë vetëvrasje të asistuar çdo vit në Cyrih, raporton Reuters.

Vetëvrasja e asistuar është lejuar në Zvicër që nga viti 1941. Eutanazia apo “vrasja e mëshirshme” është e lejuar vetëm në Holandë, Luksemburg, Belgjikë dhe në shtetin amerikan të Oregonit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›