E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut ekzekuton tre persona për kanibalizëm

Share

Koreja e Veriut ka ekzekutuar tre persona të akuzuar për kanibalizëm, ndërkohë që vendi vazhdon të përballet me një krizë të thellë urie. Lajmin e bën të ditur një think- tank me qendër në Korenë e Jugut, që trajton dezertorët e larguar nga vendi komunist.

Njëri prej të ekzekutuarve u akuzua se kishte vrarë dhe kishte ngrënë pjesë nga një koleg pune dhe më pas kishte tentuar ta shiste mishin e mbetur në treg, duke thënë se ishte mish deleje.

Po ashtu, mungesa e ushqimit i ka detyruar njerëzit të vrasin dhe të hanë një vajzë tre vjet më parë.

Ndërkohë një zyrtar i arratisur nga vendi thotë se ka me dhjetëra raste të kanibalizmit në vend.

Akuzat për kanibalizëm u shtuan ndjeshëm në fund të viteve 90 kur më shumë se 2 milion njerëz vdiqën për shkak të zisë së bukës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›