E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut, gati testi i tretë bërthamor

Ky plan ka ngjallur mjaft reagime pakënaqësie dhe frike, pasi ky është një test i raketave me rreze të gjata dhe kjo është mjaft e rrezikshme.

Raketa mban emrin Unha-3 dhe sipas planit të qeverisë së Koresë Veriore testimi i saj do të bëhet midis datave 12 dhe 16 prill.

Shqetësimin e ka ngritur qeveria e Koresë së Jugut, e cila u referohet imazheve satelitore që tregojnë se shteti fqinj po përgatit një test të tretë bërthamor. Sipas saj në të njëjtin tunel ku u kryen testet e bombave bërthamore të viteve 2006 dhe 2009, po përgatitet testi i tretë dhe më i madh nga përmasat.

Që kur Kim Jong mori udhëheqjen e shtetit pas vdekjes së babait të tij në dhjetor të 2011-ës, Koreja e Veriut ka qenë gjithmonë e vëzhguar nga komuniteti ndërkombëtar dhe shtetet fqinje, të cilët nënshkruan dhe një marrëveshje mes tyre.

Marrëveshja përfshinte SHBA-në dhe Penianin, i cili në shkurt pranoi që të zvogëlonte aktivitet bërthamore dhe testimin e raketave në shkëmbim të ndihmave ushqimore të SHBA-së.

Por qeveria e Panianit nuk iu përmbajt marrëveshjes dhe në muajin mars shpalli se ka vënë në jetë planin për lëshimin e raketave bërthamore.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-04-08 23:59
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›