E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali, jep dorëheqjen presidenti Toure

Presidenti i Malit, Amadou Toumani Toure ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen. Dorëheqja e tij vjen si pjesë marrëveshjes me udhëheqësit e grushtit të shtetit për t`i dhënë fund krizës në shtetin e Afrikës Perëndimore.
 

Dorëheqja e Toure hap rrugën që udhëheqësit e grushtit të shtetit të hiqen mënjanë dhe kryetari i parlamentit të marrë përsipër detyrën e caktimit të zgjedhjeve.
 

Mali u përball me një kryengritje separatiste në veri. Ajo u intensifikua pas grushtit të shtetit nga ana e oficerëve të ushtrisë, më 22 mars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›