“Mandati”, Bardhi: Lojë politike Alibeaj; Të japë dorëheqje

Gjon Bardhi e quan lojë politike sagën e zëvendësimit të Seserit në Parlament. Ai akuzon mazhorancën se po e përdor këtë çështje për të lënë opozitën me një votë mangët deri në zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.
"Nuk e shqetëson shumë zonjën Topalli do jetë Gjon Bardhi apo Edison Konomi deputet i parlamentit, por mendoj që është një lojë politike, një zvarritje, tërheqje vëmendje apo një shfrytëzim që duan të bëjnë për ligje të rëndësishme apo për zgjedhjen e presidentit. Për mua është shkelje e kushtetutës që bën zonja Topalli apo kuvendi i Shqipërisë duke ushtruar detyrat e tyre kur Kushtetuta thotë që parlamenti përbëhet nga 140 deputetë, ndërkohë që votohen, miratohen ligje apo vendime të rëndësishme me 139 të zyrtarizuar”, tha Bardhi.
Bardhi tregon prapaskenat e debatit me kryetaren e Parlamentit në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve dhe arsyet pse Kuvendi nuk ka marrë parasysh kërkesën e tij ku refuzon postin e deputetit.
"Sipas pretendimeve të kryetares së Kuvendit në bazë të një neni kushtetues unë duhet të kisha dhënë dorëheqjen para kandidimit për kryetar bashkie nga lista shumëemërore. Për mua është shumë absurde që mbas rreth një viti bie poshtë kandidatura e hedhur si kryetar i bashkisë për Fushë Krujën", tha Bardhi, për “Albanian Creen”.
A e shikon Gjon Bardhi nismën e PD-së për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese si tentativë për të zhvilluar zgjedhje të reja lokale për Bashkinë e Fushë Krujës?
"Nuk ka një shprehje konkrete pasi edhe ata nuk janë të qartë për të interpretuar ligjin tamam. Ka polemika, por mendoj që unë do qëndroj. Është e drejta ime. Jam i certifikuar zyrtarisht nga të gjitha institucionet kushtetuese për të qenë kryetar i bashkisë së Fushë Krujës", tha ai.
Mazhoranca e shikon këtë çështje në një tjetër këndvështrim. Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj thotë se Gjon Bardhi duhet të japë më parë dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë së Fushë Krujës dhe më pas të bëj ç'të dojë me mandatin e deputetit.
"Mund të kesh lëshuar akte. Mund të të jenë marrë nën forcë, nën imponim, akte për heqje dorë, por kurrsesi nuk përbëjnë shkak për heqje mandati. Kjo do të thotë se është i destinuar zoti Gjon Bardhi për të qenë deputet. Veç kësaj, para këtij akti, do të duhet të bëjë po ai dhe heqjen dorë nga mandate që ka marrë si kryetar i bashkisë së Fushë Krujës", tha Alibeaj.
Sipas tij, 30 ditët që neni 164 i kodit zgjedhor parashikon për të humbur mandatin nisin pikërisht nga momenti betimit në Kuvend.
"Duhet të bëjë paraprakisht dorëheqjen si kryetar i njësisë se qeverisjes vendore përkatëse. Nga ky moment ai mandatohet dhe është i aftë për tu paraqitur në Kuvend. Pasi bën betimin, mund të mungojë 30 ditë apo të tjera, dhe në këtë rast ndodh që i kalon tjetrit", vijoi deputeti demokrat.
Arsyeja pse nuk pranon të ulet në karrigen e deputetit, Bardhi e argumenton me faktin se respekton votën popullore të elektoratit në zgjedhjet e 8 majit. Kandidati pasardhës në listën shumëemërore të qarkut të Durrësit pas Gjon Bardhit është Edison Konomi. /Start/
2012-04-08 19:46