E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Koreja e Veriut lëshon një raketë të re balistike, ngjarja pas stërvitjeve të përbashkëta të Koresë së Jugut dhe SHBA

Koreja e Jugut ka akuzuar Korenë e Veriut se ka gjuajtur një raketë balistike në ujërat në lindje të saj, e fundit në një breshëri testesh armësh në ditët e fundit.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Koresë së Jugut thotë se nisja u bë herët të dielën me orën lokale, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Qeveria japoneze raporton gjithashtu se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë të mundshme balistike.

Gjuajtja e raketës balistike erdhi disa orë pasi SHBA dhe Koreja e Jugut përfunduan një raund të ri stërvitjesh detare në brigjet lindore të gadishullit Korean. Një aeroplanmbajtëse amerikane mori pjesë në stërvitje.

Ushtria e Koresë së Veriut paralajmëroi të shtunën se ripozicionimi i një aeroplanmbajtëse amerikane pranë gadishullit Korean po shkakton një “ndikim jashtëzakonisht të madh negativ” në sigurinë rajonale./ CNN.gr

/rtsh.a/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›