E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lavrov “harron” kërcënimet e Putin: Për Rusinë, lufta bërthamore është e papranueshme

Pavarësisht kërcënimeve të Presidentit rus, Vladimir Putin ndaj Perëndimit, Ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov ka deklaruar se për Rusinë, lufta bërthamore është e papranueshme. Sipas Lavrov, Rusia është zotuar t’i përmbahet deklaratës së pesë fuqive bërthamore, kundër një lufte bërthamore.

Ai akuzoi Perëndimin se përdor “gënjeshtra dhe manipulime” për të portretizuar Rusinë si një burim kërcënimesh bërthamore, ndërsa theksoi “natyrën mbrojtëse” të politikës së parandalimit bërthamor të Moskës.

Deklaratat e Lavrov bien ndesh me ato të Putin, i cili disa ditë më parë, teksa njoftoi mobilizimin e pjesshëm të vendit, kërcënoi Perëndimin për një sulm bërthamorë, nëse ata ndërhynin në Ukrainë. Putin u kujdes t’i jepte tone mjaft serioze deklaratës së tij duke theksuar: “ky nuk është një blof”./ TGCOM

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›