Pas shpërthimit, rihapet pjesërisht ura që lidh Krimenë me Rusinë

Është rihapur pjesërisht ura e vetme që lidh Krimenë me Rusinë, disa orë pas një shpërthimi të madh të një kamioni-bombë, ku për pasojë humbën jetën 3 persona.
Ministria e jashtme e Rusisë publikoi një video duke treguar makina duke përdorur urën. Kalimi hekurudhor dhe rrugor u hap në vitin 2018 dhe është një rrugë kryesore furnizimi për pushtimin rus të Ukrainës.
Një këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podolyak, nuk mori drejtpërdrejt përgjegjësinë e Ukrainës për sulmin, por shkroi: “Krimeja, ura, fillimi”.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e krahasoi shpërthimin e urës me fundosjen e kryqëzorit të raketave të Rusisë Moskva në prill.
“Dy simbole famëkeqe të fuqisë ruse në Krimenë ukrainase janë rrëzuar. Çfarë vjen më pas në radhë?”, shkruhej në Tëitter.
Rusia e ka përdorur urën për të lëvizur pajisje ushtarake, municione dhe personel nga Rusia në fushat e betejës në Ukrainën jugore. Si e tillë, autoritetet ukrainase thanë se ishte një objektiv legjitim, pasi ata zotohen të rimarrin gadishullin./ BBC
/rtsh.al/