E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut me kryeministër të ri

Koreja e Veriut emëroi ditën e hënë kryeministrin e saj të ri, ço Jong Rim duke zëvëndësuar në këtë post Kim Jong Il.

Agjencia shtetërorë e vendit komunist njoftoi se në mbledhjen e Asamblesë Popullore Supreme u caktua ço Jong Rim kryeministri i ri vendit, pa dhënë detaje të mëtejshme se pse Kim Jong Il, i zgjedhur në këtë post në vitin 2007 largohej.

Në Korenë e Veriut, kryeministri mbikëqyr situatën ekonomike në vend. Ai përcakton kabinetin e tij ministror të cilët më pas duhet të marrin miratimin e parlamentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›