Koreja e Veriut mund të lëshojë sot raketën

Koreja Veriore mund të lëshojë sot raketën në hapësirë, pavarësisht se Perëndimi po kërkon që të mos bëhet një gjë e tillë.
Pheniani nuk ka njoftuar saktësisht se kur do të ndodhë lëshimi por dje zyrtarët thanë se raketa po mbushej me karburant.
Nisja e planifikuar ka zemëruar shumë vende fqinje të Veriut, të cilat e shohin këtë veprim si një komplot për të testuar një raketë balistike që më pas mund të përdoret për mbushje bërthamore.
Pheniani thotë se raketa do të vendosë një satelit për motin në orbitë.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton e paralajmëroi Pehnianin që të mos lëshojë raketën, duke thënë se ai veprim “do të jetë kërcënim direkt për sigurinë rajonale”.