Armëpushim në Siri

Armëpushimi ka hyrë në fuqi në Siri, ndërsa raportet e deritanishme flasin se nuk ka dhunë.
Një ditë më parë, Damasku u zotua se do të ndalojë operacionet ushtarake, por ka të drejtën për të reaguar ndaj, siç i ka quajtur “terroristëve”.
Fillimisht, Damasku është dashur të tërheqë trupat të martën si pjesë e planit të paqes të të dërguarit ndërkombëtar Kofi Anan, por, luftimet kanë vazhduar edhe pas kësaj dite.
Damasku nuk ka shpjeguar nëse do të tërheqë trupat, por një zëdhënës i Ananit, ka theksuar se ata duhet ta bëjnë një gjë të tillë.
Uashingtoni është skeptik se Siria do të mbajë premtimet. Ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rajs, tha se premtimet e Sirisë “janë pak të besueshme”.