Koreja e Veriut program për pasurimin e uraniumit
"Është e qartë se ata po avancojnë me programin e pasurimit", theksoi ministri i Mbrojtjes, Lee Sang-hee, gjatë një seance të parlamentit koreanojugor, duke shtuar se ky program mund të ishte më i efektshëm për prodhimin e armëve.
Koreja e Veriut reagoi ashpër këtë muaj ndaj sanksioneve të OKB-së duke deklaruar se do të fillojë procesin e pasurimit të uraniumit "për një nga reaktorët e saj me ujë të lehtë".
Ekspertët kanë paralajmëruar se Koreja e Veriut nuk zotëron teknologjinë dhe burimet e nevojshme për të ndërtuar një reaktor të tillë për qëllime civile, por mund të shfrytëzojë programin për fshehjen e pasurimit të uraniumit në shkallën e duhur për prodhimin e armëve bërthamore.
Vendi i varfër komunist, që ka furnizime të mëdha me uranium, do të ishte në gjendje të kryente pasurimin e uraniumit në impiante të fshehta të nëndheshme dhe larg syve të satelitëve spiunë të SHBA-së.
Koreja e Veriut po përgatitet gjithashtu për kryerjen e provës së një rakete me rreze të largët veprimi, që mund të arrijë deri në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe lëshimin e një serie raketash me rreze të mesme, që mund të godasin çdo pjesë të territorit të Koresë së Jugut.