E Diel, 1 Nëntor 2026

KE akuzon Greqinë për keqtrajtimin e të burgosurve

Raporti, që bëhet pas një vizite të Komitetit për Parandalimin e Torturës (CPT) në shtator në Greqi, theksoi gjithashtu se kushtet e burgosjes së shumicës së imigrantëve të paligjshëm (shumë prej të cilëve edhe shqiptarë), "mbeten të papranueshme".

Përmirësimet modeste të konstatuara "mbeten gjerësisht rrjedhojë e iniciativave personale", më tepër se sa e një politike të përgjithshme", shpreh keqardhjen CPT-ja.

Disa të burgosur janë ankuar për sulme fizike nga efektivat e policisë. Kontakti me një avokat ose një mjek nuk është i organizuar në mënyrë të kënaqshme, vazhdon CPT-ja që kërkon disa hetime të shpejta në rast kallëzimesh për keqtrajtime.

Kushtet e burgosjes së imigrantëve të paligjshëm vazhdojnë të jenë të këqija në krahasim me vizitën e kryer në vitin 2007 dhe nuk mund të justifikohen me "valën aktuale të imigracionit të parregullt drejt Greqisë", bëjnë të ditur ekspertët e pavarur të komitetit. Disa persona kanë përmendur edhe rrahje, goditje dhe fyerje.

Autoritetet greke i kanë kundërshtuar pjesërisht konkluzionet e raportit, duke u shprehur se "rastet e njohura për sjellje të papërshtatshme janë ndëshkuar rëndë".

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›