E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut publikon aktet armiqësore të Bae-s

Korea e Veriut specifikoi publikisht, për herë të parë, aktet armiqësore që çuan në dënimin me 15 vite punë të detyruar për Kenneth Bae.

Operatori koreano-amerikan i turneve krijoi baza anti-koreano-veriore në Kinë dhe shpërndau literatura anti-regjim, tha një zëdhënës për Gjykatën Supreme të Koresë së Veriut për agjencinë shtetërore të lajmeve KCNA.

Ai kreu akte armiqësore si nxitja e qytetarëve të DPRK jashtë shtetit dhe të huajve, për të kryer akte armiqësore për të rrëzuar qeverinë e Veriut, teksa zhvillonte një fushatë diskriminuese malinje kundër këtij vendi, tha gjykata, duke përdorur shkurtimin e emrit zyrtar të vendit, Republika Demokratike Popullore e Koresë.

Bae, të cilit koreano-veriorët i drejtohen si Pae Jun Ho, u arrestua më 3 nëntor pasi kishte mbërritur si një turist në qytetin Rason, një port në veri-lindje të Koresë së Veriut.

Ai u dënua më vonë, por autoritetet, deri tani, nuk kishin publikuar arsyet se përse ishte dënuar. Bae u kap në flagrancë kur hyri në qytetin Rason me një literaturë anti-koreano-veriore, tha gjykata.

Ai u akuzua për predikimet në kisha dhe mësimet që u jepte grupeve mbi nevojën e përshkallëzimit të kontfrontimeve, shtoi më tej gjykata.

Në deklaratë thuhej se gjykata nuk e lejoi Bae-n të kishte një avokat mbrojtës, pasi refuzoi të pranonte fajin, siç detyrojnë ligjet korano-veriore. Bae rrëfeu krimet e tij, tha gjykata, sipas KCNA-së, dhe ato u provuan qartësisht në një mënyrë objektive nga provat dhe dëshmitarët.

Në disa raste të mëparshme, Korea e Veriut ka lënë të lirë amerikanët nga paraburgimi, pas vizitave të disa funksionarëve të lartë amerikanë, si në rastet e fundit nga ish-presidentët Jimmy Carter dhe Bill Clinton.

Por, rasti Bae mund të ketë pasur nxitje prej tensioneve mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›