E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, përurohet busti i Sabri Godos, Basha: Kujtimi i tij, i përjetësuar mes nesh

Përurohet në rrugën Pedonale në kryeqytet busti i Sabri Godos.

Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka theksuar se sot është një ditë e veçantë pasi jetësohet kujtimit i Sabri Godos.

Imazhi i tij, i përjetesuar sot ndër nesh do të na shtyjë drejt një jete më të drejtë, në favor të çështjeve për të cilat ai luftoi dhe u përpoq tha Basha.

Ndërsa vlerësoi lart figurën e plakut të urtë Sabri Godo, Basha theksoi se vlerat e tij është vështirë t`i mbështjellës me fjali.

Javë, muaj pas ndarjes nga jeta e kësaj bote të mikut tim, Sabri Godo, me dhjetëra kërkesa dhe iniciativa erdhën tek unë si kryetar i bashkisë nga miqtë e dashamirës të tij, një pjesë të të cilëve admirues të thellë, për të pasur kujtimin e tij të përjetësuar në mes të kryeqytetit dhe sot falë një bashkëpunimi të veçantë e kami përsëri imazhin e Sabri Godos tha Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›