E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Nisma për novacione e arsim

Presidenti Obama ishte dje në Austin të Teksasit për të njoftuar hapat e reja që synojnë të nxisin sektorin e prodhimit industrial me qëllimin për të hapur vende të reja pune. Presidenti foli për rëndësinë që ka arsimi në fuqizimin e ekonomisë:

Vizita u zhvillua në kuadër të turneut që po bën zoti Obama me titull Punë dhe Mundësi për Klasën e Mesme. Presidenti po përpiqet të sigurojë mbështetjen e publikut për propozimet e tij për të forcuar ekonominë dhe për të krijuar vende pune.

Obama vuri në dukje atë që e cilësoi si prirje të kompanive amerikane për të kthyer disa operacione të prodhimit përsëri në vend, duke i dhënë shanse të reja ekonomisë për tu rimëkëmbur nga recesioni.

Në fillim të vitit, presidenti Obama i bëri thirrje Kongresit të investojë 1 miliard dollarë për të krijuar 15 qendra novacioni dhe prodhimi industrial në zona të vendit që, siç u shpreh presidenti, kanë mbetur pas globalizimit.

Presidenti i shfrytëzoi komentet e tij në një qendër të teknologjisë së lartë për të njoftuar planet për krijimin e tre qendrave të reja për novacioni.

“Ekonomia jonë nuk mund të ketë sukses nëse të rinjtë nuk kanë aftësitë që u nevojiten për sukses. Pikërisht këtë po bën shkolla Manor New Tech.  Për këtë arsye arsimtarë e drejtorë shkollash nga i gjithë vendi vijnë këtu për experiencë. Pasi çdo ditë kjo shkollë dëshmon se çdo fëmijë ka potencialin për të marrë aftësitë që do e bëjnë të suksesshëm në universitet e më tej tha ai.

Shtëpia e Bardhë i ka cilësuar institutet e novacionit si fabrika mësim-dhënieje ku biznesi, universitetet dhe qeveria investojnë së bashku për të nxitur prodhimin dhe për të përgatitur studentët e punonjësit.

Presidenti Obama ka kërkuar një fond prej 200 milionë dollarësh për të mbështetur krijimin e tre qendrave për novacion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›