E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut rive ne pune reaktorin

Koreja e Veriut ka rivënë në punë një reaktor që mund të përdoret për të mbështetur programin e saj bërthamor, pas disa muajsh mungesë aktiviteti.

Lajmin e ka bërë të ditur një institut amerikan. Analizat janë bazuar në disa fotografi të bëra më 30 prill me satelit, që tregojnë ndërtimin e ri në impiantin Jongbion.

Peniani tani është pranë përfundimit të ristrukturimit të reaktorit brenda ndërtesës, ka deklaruar instituti amerikan, por mund të duhen dy ose më shumë vite para se impianti të jetë operacional.

Reaktori, për të cilin Peniani thotë se i nevojitet për të plotësuar nevojat energjitike, është një prototip dhe më i madh se reaktorët e tjerë, thotë korrespondentja e BBC në Seul, Lucy Williamson.

Hapi i ardhshëm për ndërtimin, pas përfundimit të godinës, do të jetë ngarkimi i përbërësve të rëndë, si ena e presionit, gjeneratori i energjisë dhe pompa e presionit.

Instituti amerikan në Universitetin Johns Hopkins ka analizuar fotografitë e reaktorit që prej vitit të kaluar. Ai vuri re progresin në vitin 2011 dhe zbuloi se punimet në impiant ndaluan vonë në dhjetor.

“Arsyet e vërteta se përse punimet ndaluan janë të paqarta”, deklaroi instituti. Pjesërisht një vendim i tillë mund të jetë marrë për shkak të vdekjes së liderit Kim Jong il në dhjetor, ose për shkak të sezonit të dimrit, shton më tej instituti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›