E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut sfidon sërish: Pranë shkrirjes nukleare


Koreja e Veriut ka deklaruar se është vetëm një hap larg shkrirjes nukleare, një hap që konsiderohet shumë i rëndësishëm në këtë teknologji. "Shkrirja nukleare" është një hap inovativ që tregon avancimin e teknologjisë atomike të Penianit. Lajmin e bën të ditur agjencia Kcna, e cituar nga gazeta "Rodong Sinmun". Kështu duket se Peniani, vijon të sfidojë sërish me këtë deklaratë. Ndërkaq shkencëtarët ndërkombëtarë janë skeptikë në këtë drejtim, të cilët së bashku me ekspertët e këtij sektori kanë deklaruar se regjimi komunist nuk i disponon rezervat e domosdoshme për të arritur në një reziltat të tillë. Koreja e Veriut, një nga vendet më të varfëra në botë dhe në krizë kostante të burimeve energjitike, aq sa nuk ka kapacitet për të elektrifikuar tërësisht qytetet e saj, thotë se ka krijuar bazat për një "burim të ri energjie" të krahasueshëm më një "diell artificial".
E pikërisht për këto arsye, ekspertët nuk bësojnë shumë në këtë hipotezë . Në fakt regjimi komunist edhe herë të tjera ka bërë deklarata të tilla të cilat bëjnë të lindin dyshime për vërtetësinë e tyre, deklarata që sipas ndërkombëtarëe përdoren si mejte propaganduese. Teknologjia nukleare e Koresë së Veriut, mbi të gjitha , derivon nga instrumente apo pajisje që kryesisht i përkasin viteve 50-të, e të furnizuara nga regjimi komunist i Bashkimit Sovietik, një situatë e cila e analizuar nga eskpertët , çon në skepticizmin e tyre për arritjet që mund të ketë në sektorin nuklear, Koreja e Veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›