E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, shkatërrohet grupi kriminal shqiptaro-serb


Autoritetet serbe njoftojnë shkatërrimin e një grupi kriminal shqiptaro-serb, i akuzuar për trafikimin e dhjetëra emigrantëve të paligjshëm drejt Europës Perëndimore. Ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiç, bëri të ditur se janë kryer 9 arrestime, në Suboticë, Smederevë dhe Bujanovc, Konçul e Tërnoc të Madh. Shqiptarët Sadat Uka dhe Sabaudin Arifi mësohet, të jenë në krye të këtij grupi, që trafikonte qënie njerëzore nga Kosova e Shqipëria, drejt BE-së. Trafiku, sipas hetimeve, ka nisur nga fundi i 2007-ës, përmes kufirit Serbi-Hungari. Kalimi kryej përmes lumit Tisa, ku ndodhi dhe tragjedia e vitit të kaluar, në të cilën vdiqën dhjetëra shqiptarë në Kosova.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›