Medvedev takim me liderin e Hamasit për lirimin e ushtarit izraelit

Presidenti rus Dimitri Medvedev është takuar në Dmask me liderine Hamas-it, të cilit i ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të ushtarit izraelit Gilad Shalit. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Medvedev, e cila ka folur në Ankara, ku presidenti rus ka shkuar menjëherë pas përfundimit të vizitës në Siri ku ka biseduar dhe me presidentin e vendit. Ushtari izraelit ka katër vjet në duart e palestinezëve pas rrëmbimit të ndodhur në qershor të vitit 2006 nga ana e disa guerilsave që kishin ndërmarrë një sulm ndaj një postblloku në territorin izraelit.
Dorina Gusmari < I mëparshmi
Dorina Gusmari < I mëparshmi