Koreja e veriut lëshon një raketë me rreze të gjatë
Phenian-Plani koreano verior për raketat, duket se është konkretizuar sot. Pheniani ndërmori lëshimin e shumëpërfolur të një rakete me rreze të gjatë veprimi, njoftoi agjencia koreanojugore Yonhap, që citon një burim qeveritar në Seul. Koreja komuniste, shihet si një kërcënim për fqinjin e saj jugor, demokratik.