Pheniani: Lëshimi i satelitit, s’përbën problem
Phenian-Koreja e Veriut deklaroi sot se sateliti i lëshuar prej saj nuk përbën asnjë problem, njoftoi sot agjencia koreanoveriore e lajmeve KCNA. Agjencia njoftoi se sateliti hyri në orbitë rreth orës 02:29 dhe ka nisur itinerarin e tij rreth Tokës."Lëshimi i satelitit "DPRK'' nuk përbën asnjë problem", njoftoi agjencia sipas deklarateve zyrtare të Koresë së Veriut, për të shtuar se ky lëshim nuk përbën asnjë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit në OKB.