Rusia bën thirrje për vetëpërmbajtje ndaj Phenianit
Moskë- Rusia bëri sot thirrje për qetësi dhe vetpërmbajtje pas lëshimit të raketës me rreze të largët veprimi nga Koreja e Veriut. "Po verifikojmë nëse ky lëshim përbën shkelje të ndonjë rezolute të Këshillit të Sigurimit në OKB dhe u bëjmë thirrje të gjitha vendeve të ruajnë vetkontrollin dhe të mos shkojnë drejt veprimeve që mund të shtonjë tensionet dhe irritimin në Gadishullin Korean", deklaroi sot zëdhënësi i Ministrsë së Jashtme ruse, i cili citohet nga agjencia e lajmeve 'RIA'.