E Diel, 1 Nëntor 2026

Korenti i merr jetën 40-vjeçarit, elektricisti në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pasi dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi S. P., 40 vjeç, roje i një lokali bar-kafe në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe D. D., 46 vjeç, me profesion elektricist, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të lokalit.

Si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, 40-vjeçari S. P. ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Ndërkohë, 46-vjeçari D. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›