E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestinezët mbajnë zgjedhjet e para që nga viti 2006

Autoriteti palestinez ka caktuar 9 korrikun si datë për zgjedhjet lokale. Ky autoritet nuk ka mbajtur zgjedhje që nga viti 2006, duke i mundësuar presidentit Mahmud Abas dhe anëtarëve të parlamentit të mbesin në detyrë, përkundër skadimit të mandatit.

Qeveria palestineze ka vendosur që zgjedhjet të organizohen në Bregun Perëndimor dhe në Gaza, e cila sundohet nga Hamasi. Ky i fundit ka thënë se nuk do të lejojë asnjë votim atje.

Vendimi i sotëm vjen në mes të protestave të vazhdueshme antiqeveritare në Egjipt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›