E Diel, 1 Nëntor 2026

Korfuz arrestohen 2 pjesmarres te nje rrjeti trafikantesh droge

Sipas policise se Korfuzit rrjeti transportonte permes rrugeve detare sasi hashashi ne drejtim te Greqise.
Policia greke tha se ka arrestuar dy prej anetareve te rrjetit dhe ka shpallur ne kerkim disa te tjere. Rastet e transportimit te narkotikeve vazhdojne te shtohen edhe ne Jug te Shqiperise.
Roja bregdetare greke e Korfuzit ka bllokuar disa dhjetera kilograme bime narkotike me prejardhje nga Shqiperia dhe ka arritur te arrestoje dy persona qe transportonin lenden narkotike ne thellesi te territorit grek.
Sipas Policise se ishullit grek fqinj me Saranden operacioni eshte kryer ne zonen e Ftelese afer brigjeve me Shqiperine. Policia greke kishte kohe qe monitoronte kete zone per shkak te aktivitetit te rritur te trafikanteve te narkotikeve deklaruan burimet zyrtare.
Nje nate me pare policia greke ka arritur te finalizoje operacionin duke angazhuar edhe forca policore nga brezi tokesor. Dy prej personave u arrestuan ne flagrance ndersa nje person tjeter arriti te largohej thane burimet zyrtare te policise greke.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›