E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhet vendimi i gjykates Si u arratis shtetasi turk i kerkuar per trafik droge

Gjykata e Tiranes ka zbardhur vendimin e denimit me 18 muaj burg te shtetasit turk Abdulselam Turgut i cili u arratis nga Shqiperia pas skandalit te Gjykates se Apelit qe vendosi lirimin e tij ne masen Arrest shtepie. Ne vendimin e saj Gjykata e Tiranes shprehet se Abdylselam Turgut u arrestua ne shkurt te ketij viti ne Aeroportin e Rinasit pasi nga verifikimet e kryera nga policia shqiptare rezultoi se ishte i shpallur ne kerkim nderkombetar me qellim ekstradimi ne Gjermani nen akuzen e trafikimit te lendeve narkotike. Prokuroria e paraqiti ne gjykate kerkesen per miratimin e arrestit ndaj Abdulselam Turgutit dhe caktimin ndaj te tij mases se perkohshme te sigurimit Arrest ne burg me afat 40 dite per efekt te ekstradimit te tij drejt shtetit gjerman. Por ky vendim u ndryshua nga Gjykata e Apelit e cila caktoi per te pandehurin masen Arrest ne shtepi me afat 40 dite. Ne baze te vendimit te gjykates shtetasi turk duhej te qendronte ne banesen e marre me qera ne Tirane ne nje godine te Kthesa e Kamzes kati i 8-te.

Arratisja

Pas pak ditesh nga vendimi i Gjykates se Apelit eshte urdheruar thirrja e Abdulselam Turgutit ne Prokurorine e Tiranes me qellim marrjen e pelqimit per ekstradimin e tij drejt Gjermanise duke e njoftuar ne adresen ku ai sipas vendimit te Gjykates se Apelit duhet te qendronte ne kushtet e mases se sigurimit Arrest ne shtepi. Nga procesverbali i dates 29.3.2011 ka rezultuar se shtetasi turk ne menyre te paligjshme ishte larguar nga banesa ku qendronte ne kushtet e Arrestit ne shtepi. Verifikimi eshte kryer nga oficeret e Policise Gjyqesore te cilet pasi kane shkuar ne pallatin 10-katesh te ndodhur te Kthesa e Kamzes prapa karburantit Urani perballe spitalit Hygeia kane konstatuar se ne katin e 8-te te pallatit kishte 4 hyrje nga te cilat hyrja nr. 1 ishte bosh ndersa ne tri hyrjet e tjera banonin familjare. Rezultoi e provuar gjate gjykimit se i pandehuri Abdulselam Turgut kishte lidhur nje kontrate qeraje nr. 4701 Rep dt 31.12.2010 me shtetasin Gjin Pjetri per marrjen me qera te apartamentit pronesi e tij me siperfaqe 126 5 m2 te ndodhur ne katin e tete te nje godine te Kthesa e Kamzes. Kjo kontrate eshte paraqitur gjate gjykimit ne Gjykaten e Apelit Tirane dhe eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale. Ekzistenca e kesaj kontrate konfirmohet dhe nga keqyrja e regjistrit noterial te noteres Mimoza Shehu sipas procesverbalit te dates 3.5.2011. Ndersa nga raport-sherbimi i dates 30.3.2011 i mbajtur nga kryeinspektori i zones eshte konfirmuar se i pandehuri Abdulselam Turgut per periudhen nga data 8.3.2011 deri me date 17.3.2011 ka qendruar tek hoteli Princ te Kthesa e Kamzes.

Denimi

Gjykata konstaton se provat e mesiperme vertetojne se i pandehuri Abdulselam Turgut eshte larguar nga vendi i detyrueshem i qendrimit tej ne arrest shtepie ne kundershtim me vendimin nr. 118 date 4.3.2011 te Gjykates se Apelit Tirane. Pra i pandehuri me veprime aktive kriminale qe konsistojne ne largimin e tij pa leje nga vendi i detyrueshem i qendrimit ka konsumuar elementet e anes objektive te vepres penale Largimi i te burgosurit nga vendi i qendrimit parashikuar nga neni 323/1 I KP. Njekohesisht ai eshte edhe subjekt i posacem i vepres penale pasi ka qene person i arrestuar ne kuader te ekstradimit drejt Gjermanise. Vepra eshte kryer me dashje direkte pasi i pandehuri ka parashikuar veprimet e pasojat e vepres penale dhe ka deshiruar ardhjen e tyre. Megjithese ka qene ne dijeni te detyrimit per te respektuar ligjin dhe urdherimin gjyqesor per te qendruar i izoluar ne ambientet e vendqendrimit te tij ne kushtet e Arrestit ne shtepi i pandehuri Abdulselam Turgut me vullnet te plote eshte larguar nga banesa fakt qe tregon paramendimin vullnetin dhe dashjen e tij ne ndermarrjen e veprimeve kriminale.

Banda e Cerrikut Krimet e Renda perfundojne gjykimin

Ka perfunduar shqyrtimi gjyqesor ndaj te ashtuquajtures Banda e Cerrikut ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Ne seancen e djeshme jane paraqitur kerkesat dhe deklaratat e fundit nga ana e avokateve mbrojtes po ashtu edhe te organit te akuzes pasi procesi tashme ka mberritur ne fazen perfundimtare. Ne seancen e 15 nentorit prokurori Anton Martini do te jape pretencen ndaj 9 anetareve te kesaj bande Llazar Bicja Meti Bozi Arjan Toska Roland Sota Xhepexhiu etj. Ata akuzohen si autore te masakres se Cerrikut ngjarje kjo e ndodhur me 23 mars te vitit 1997 ku mbeten te vrare me arme zjarri 6 punonjes te Gardes se Republikes si dhe u plagosen 9 punonjes te Policise se Shtetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›