E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korluka: Trukim? Italia të mendojë për bastet

Gazeta Shqip

Ndërsa italianët i druhen makthit të përsëritjes së eliminimit nga Euro 2004 dhe japin alarmin për një barazim 2-2 në ndeshjen Spanjë-Kroacisë që do ta linte jashtë kompeticionit skuadrën e kaltër, vjen një reagim nga mbrojtësi kroat Korluka, i cili shkon edhe më larg, duke u kujtuar italianëve se nuk janë ata që trukojnë ndeshjet. Marrëveshje? Kush është i përfshirë në skandalin e basteve nuk mund të flasë, thumbon Korluka. Ndërkohë, trajneri Biliç, theksoi se skuadra e tij gjendet në një pozitë të mirë: Kemi 4 pikë dhe kjo më bën optimist për të ardhmen e skuadrës në eveniment, edhe pse do të dëshiroja një fitore ndaj Italisë.

Korluka: Trukim? Italia të mendojë për bastet burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›