Korpusi USA i Paqes, nisin punën 33 vullnetarë
33 vullnetarët e Korpusit Amerikan të Paqes kanë nisur sot zyrtarisht misionin e tyre në Shqipëri. Ceremonia e betimit është zhvilluar teatrin Skampa në Elbasan, ku ka qënë i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Shqipëri, John Withers.
ELBASAN- Nisin zyrtarisht misionin në Shqipëri, 33 vullnetarët e korpusit amerikan të paqes. Ceremonia e betimit është zhvilluar në qytetin e Elbasanit, ku dhe vullnetarët kanë kryer trajnimin 3-mujor. Që prej ditën së nesërme ata do të nisin punën e tyre pranë bashkive, organizatave komunitare, shkollave dhe qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, duke iu bashkuar 11 grupeve të mëparshme. I pranishëm në ceremoninë e betimit në tetratin Skampa ishte dhe ambasadori amerikan John Withers.
‘Janë shumë gjëra të rëndësishme që ju presin, ju keni ardhur për të ndihmuar në Shqipëri, por besomëni, se edhe Shqipëria do tju ndihmojë ju” tha ambasadori, duke vijuar se shumë shpejt vullnetarët do të zbulojnë se Shqipëria është një vend me histori të pasur dhe me një eksperiencë të madhe. (e.n/News24/BalkanWeb)