Topalli, zhvillon takim me gratë e njësisë 10
Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, ka zhvilluar një takim me gratë e njësisë bashkiake numër 10 në kryeqytet. Topalli ka ftuar gratë e kësaj zone të jenë pjesë e projektit të partisë së saj “Shqipëria po Ndryshon” me kontributin e tyre.
TIRANE- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi një takim me gratë e njësisë bashkiake numër 10 në Tiranë. Kryetarja e Kuvendit ftoi gratë të bëheshin pjesë e projektit të madh të Shqipërisë që po ndryshon, të japin nga vlera, dashuria dhe vizioni i tyre për vijimin e këtij projekti. “Fokusi ynë në katër vitet e ardhshme do jenë njerëzit në nevojë. Nëse gjatë katër viteve të kaluara nxorëm nga varfëria 480 mijë shqiptarë, më shumë do bëjmë për , të sëmurët, për nënat që rrisin fëmijët të vetme, për kryefamiljaret që kanë bashkëshortët në emigracion. Një njeri që nuk do familjen, natyrisht nuk e do vendin. Një njeri që nuk do familjen, natyrisht nuk mendon për kombin, aq më pak për zhvillimin e këtij vendi, për progresin e këtij vendi”- u shpreh Topalli në fjalën e saj drejtuar grave të zonës. (a.r/news24/balkanweb)