E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, mbytet duke peshkuar nën ujë 26 vjecari

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa Klodian Qerivani ishte duke peshkuar nën ujë. Sipas të dhënave nga mjeku ligjor, i riu ka humbur jetën nga asfiksia. Trupi i pajetë u gjet nga shokët të cilët u shqetësuan për mungesën e tij për një kohë të gjatë. 

VLORE- Një 26-vjecar ka humbur jetën duke u mbytur në det. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Palas të Vlorës, teksa i riu po peshkonte nën ujë. Viktima, Klodian Qerivani shoqërohej dhe nga tre shokë të tij, të cilët janë të vetmit që janë shqetësuar nga mungesa e 26-vjecarit. Ata kanë nisur kërkimet, derisa kanë gjetur trupin e pajetë të shokut të tyre Klodian Qerivanit. Sipas të dhënave nga mjeku ligjor, 26-vjecari ka humbur jetën nga asfiksia nën ujë. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›