Uragani Ajrine zbutet rreziqet vazhdojne

Sekretarja amerikane e Sigurise Kombetare Janet Napolitano i ka paralajmeruar njerezit pergjate rajonit te goditur nga stuhia tropikale Ajrine se edhe pse stuhia e ka kaluar zonen e tyre rreziku vazhdon te mbetet.
Sekretarja Napolitano tha sot se linjat elektrike te rrezuara permbytjet problemet me gjeneratoret dhe pemet e rrezuara perbejne kercenim per njerezit edhe pas largimit te stuhise.
Uragani Ajrine nje stuhi tropikale e fuqishme vazhdon te godase brigjet lindore te Shteteve te Bashkuara me shi te dendur dhe erera te forta duke lene deri tani te pakten 12 njerez te vdekur nderkohe qe trafiku tokesor dhe ajror eshte paralizuar.
Uragani ka goditur Nju Jorkun sot ne mengjes por ndersa ju afrua qytetit fuqia e ererave u zbut. Perseri nje pjese e rrugeve te qytetit u permbyten. Metereologet thone se Uragani ka shkaktuar rrezimin e pemeve jo vetem per shkak te fuqise se madhe por edhe per shkak te shirave te shumte qe e kane lagur token dhe rrenjet ne thellesi te saj. Disa nga vdekjet kane ndodhur pikerisht per shkak te rrezimit te pemeve.
Qendra Kombetare e Uraganeve thote se shpjetesia e ererave drejt verilindjes ka arritur ne 95 kilometra ne ore. Guvernatori i Nju Xhersit Chris Christie ka parashikuar nivele rekord te permbytjeve per pjesen bregdetare te shtetit te tij dhe Guvernatori i Pensilvanise Tom Corbett ka paralajmeruar se lumenjte ne zonat e prekura te shtetit te tij nuk mund te arrijne kulmin kur pritet te perfundojne reshjet te marten ose te merkuren.